0Rusia është e gatshme të ndajë përvojën e vet në sferën e sigurisë bërthamore me shtetet që sillen në mënyrë të përgjegjshme ndaj detyrimeve të veta ndërkombëtare dhe që bashkëpunojnë ngushtësisht me vendet e tjera në fushën e shfrytëzimit të energjisë atomike për qëllime paqësore. Për këtë flitet në mesazhin e Presidentit rus Dimitri Medvediev drejtuar pjesëmarrësve të konferencës për plotësimin e obligimeve sipas Traktatit mbi Mospërhapjen e Armës Bërthamore. Presidenti shpreson shumë, se propozimet dhe iniciativat e përpunuara gjatë zhvillimit të kësaj konference do të ndihmojnë për forcimin e mëtejshëm të regjimit të mospërhapjes së armës bërthamore dhe do të stimulojnë zgjerimin e dialogut ndërkombëtar në këtë sferë.