0Falimentimin e euros pa zhvillimin e reformave kardinale për parandalimin e kësaj gjëje në eurozonë e parashikoi në intervistën e vet dhënë BBC njëri nga ekonomistët më të autoritetshëm botërorë, laureati i çmimit Nobel, profesor Joseph Stiglitz. "Për sa kohë që në zonën e euros do të ruhen problemet sistemore institucionale, do të vazhdojnë spekullimet, kurse dobësia e Bashkimit Europian do të vijë duke u rritur", - paralajmëroi Joseph Stiglitz. "Kjo është e aftë të çojë në falimentimin e plotë të euros si valutë", vuri në dukje  Stiglitz dhe shtoi, se "pa zhvillimin e reformave euro nuk ka të ardhme".