0Shërbimi Federal i Migracionit (SHFM) të Rusisë evidentoi gabimin e bërë nga bashkëpunëtorët e shërbimeve statistikore europiane: në numrin e refugjatëve të ardhur nga Rusia ata përfshijnë edhe të gjithë personat rusishtfolës. Në këtë mënyrë e komentoi Përfaqësuesi zyrtar i SHFM Konstantin Polltoranin raportin e drejtorisë statistikore të Bashkimit Europian Eurostat. Në të thuhet, se rusët në një radhë më afganët kërkojnë më shpesh strehim në vendet e Bashkimit Europian. Sipas fjalëve të Polltoraninit, 44% e atyre për të cilët bëhet fjalë në raportin e sipërpërmendur janë të ardhur në Europë nga ish republikat e Bashkimit Sovjetik.