Patinatori i njohur rus Eugjeni Plushenko u bë micro-blogger në site me mjaft popullaritet të Internet-rezervës Twitter. Tani për tani në këtë blog ka jo më shumë se dhjetë artikuj, por në të janë regjistruar tashmë afro 2 mijë veta. Vetë patinatori ndjek me vemendje vetëm 2 micro-bloggera: të bashkëshortes së vet Jana Rudkovskaja dhe patinatorit amerikan Pier Balian. Eugjeni Plushenko hyri në këtë site që në janar, por aktivisht filloi të merret me blogun vetëm në fillim të majit, gjë kjo që shkaktoi një resonance të gjerë në mjetet e informimit masiv dhe në blogosferë. Sa për sqarim: auditori rusishtfolës i Twitter përbën tani për tani pak më tepër se 180 mijë përdorues. Në Rusi kjo rezervë nuk perceptohet si instrument ndikimi politik, por për krijimin e imazhit atë e shfrytëzojnë aktivisht politikani Dimitri Rogozin, modelieri Artemij Lebediev, biznesmeni Oleg Tinjkov, drejtuesja e programeve televizive Tina Kandellaki dhe shumë njerëz të tjerë të njohur. Në Twitter çdo informacion merr dhenë momentalisht. Me sa duket nga të gjitha, kjo veti apo, të themi, funksion i tërheq kaq shumë veprimtarët shoqërorë. Jo shumë kohë më pare micro-bloggun e vet e krijoi në këtë rezervë edhe Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez. Ai e quan atë mjet ideal për zhvillimin e luftës ideologjike.