0Është e domosdoshme që të nderohet dhe të mbahet mend përgjithmonë vepra heroike e secilit mbrojtës të Atdheut që luftoi kundër fashizmit, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. "Populli ynë triumfoi në luftën më të rreptë të shekullit të XX-të, shpëtoi nga fashizmi vendin e tij dhe botën, na dhuroi ne të ardhmen. Dhe obligimi ynë është të nderojmë veprën heroike të atyre që luftuan në betejat legjendare dhe në lartësitë pa emër, atyre që në fushën e betejës dhe në prapavijë afruan këtë ditë të madhe", - tha Medvediev në ceremoninë e dorëzimit të diplomave "Qyteti i Lavdisë ushtarake" Vollokollamsk-ut, Nalçik-ut, Biborg-ut dhe qytetit Kallaç mbi Don.