0Bashkëpunëtorët e organeve të ruajtjes së rendit të Lituanisë parandaluan aktin terrorist që kishte ndërmend të kryente në Rusi qytetarja e Lituanisë Egle Kusaite. Ajo planifikonte të hidhte veten në erë në një nga objektet ushtarake ruse, kanali televiziv "Vesti". Siç njoftuan në Prokurori, e reja 20 vjeçare u ndalua më 24 tetor të vitit 2009. Rreth 4 muaj përpara kësaj ajo praktikoi konstruktimin dhe vënien në veprim të mekanizmit shpërthyes. Sipas të dhënave të hetuesisë, vajza mbante kontakte të ngushta me "islamistët radikalë" në Rusi, Azerbajxhan dhe Angli.