0Qeveria e përkohshme e Kirgistanit i privoi Kurmanbek Bakijevit imunitetin presidencial dhe ngarkoi Prokurorinë e Përgjithshme të sigurojë ekstradimin e tij në republikë. Dekretin përkatës e nënshkroi Kryetarja e kabinetit të ministrave Roza Otunbajeva. Në tekstin e dekretit thuhet, se "Bakijev lejoi vrasjen e banorëve paqësorë dhe me këtë i privoi vetes statusin e ish presidentit dhe imunitetin", njofton Agjencia RIA Lajmet.