0Dhënia Greqisë e paketës së ndihmës nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe BE me shumë të përgjithshme prej 110 miliardë eurosh nuk do të thotë akoma aspak përfundim i krizës financiare për këtë vend. Një mendim të tillë shprehu Përfaqësuesi i shërbimit investues të agjencisë së rejtingëve Moody's Tom Byrne. Sipas bindjes së thellë të tij, Greqia do ta kapërcejë krizën vetëm atëhere kur ti përshtasë realisht parametrat e deficitit buxhetor me normat e BE, sipas të cilave përmasat e tij nuk duhet ti tejkalojnë 3% e GDP. Ndërkohë që Greqia e ka çuar vëllimin e deficitit të vet deri në 13% të GDP.