Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

Rusia shpreson për marrjen parasysh të interesave të saj gjatë përpunimit të projektit të konceptit të ri strategjik të NATO-s. Ai do të diskutohet në Bruksel më 19 maj në mbledhjen e ambasadorëve të Aleancës. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë Aleancës Dimitri Rogozin gjatë konferencës  telekomunikative Bruksel-Moskë me temë: "Rusia dhe NATO: a do të ketë ndonjë hop në marrëdhëniet e tyre?". Më parë në intervistën ekskluzive dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin në këtë mënyrë e motivoi parashtrimin nga Moska të iniciativës që ka të bëjë me përfundimin e traktatit juridikisht të detyrueshëm për zbatim mbi formimin e strategjisë së re të sigurisë euroatlantike: "Rusia deklaron hapur mbi interesat e veta kombëtare. Ato janë rrënjosur edhe në sferën e sigurisë, edhe në atë ekonomike, edhe në fushën e marrëdhënieve humanitaro-ndërkombëtare. Prandaj ne dhe propozojmë nënshkrimin e një kodi rregullash të marrëdhënieve të mira, të respektueshme, të denja midis shteteve. Ne propozojmë fiksimin në të të parimit të pandashmërisë së sigurimit, heqjen dorë nga zgjidhja e problemeve të karakterit politik me rrugë ushtarake ose nga kërcënimi me përdorimin e forcës. Të fiksohet në të gjithashtu mundësia e pjesëmarrjes në sistemin e ri të sigurisë së përgjithshme europiane, në të cilin të gjitha shtetet të jenë të barabarta dhe ku sulmimi i një shteti të vlerësohet si sulm i ndërmarrë ndaj Europës në tërësi. Falë faktit se iniciativa jonë tashmë është hedhur në letër, ajo u bë objekt diskutimesh e debatesh, të cilat nuk do të arrijë dot ti mbyllë askush në sirtarin burrokratik". Dhe nga përgjigja e NATO-s ndaj këtij propozimi për Rusinë do të bëhet e qartë, se ç'jemi ne në të vërtetë - kundërshtarë, konkurrentë, partnerë apo aleatë, mendon Dimitri Rogozin. Gjatë kësaj ai vuri në dukje, se në momentet aktuale Rusia nuk e vlerëson NATO-n si rrezik kërcënues për veten. Ndërkohë ne nuk duam një NATO globale, nuk duam që Aleanca të përpiqet ti atribuojë vetes funksionet e xhandarit botëror. Gjatë konferencës telekomunikative Dimitri Rogozin e paralajmëroi sërish NATO-n që të përmbahet nga realizimi në jetë i planeve për intergimin e mundur të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në radhët e Aleancës. Ndërkohë ai shprehu gjithashtu mendimin, se në një të ardhme të afërt as njëri dhe as tjetri vend nuk do të bëhen dot anëtarë të saj. Përsa i përket anëtarësimit të Ukrainës, kjo gjë është e pamundur për shkak se në këtë vend pak kohë më parë ndodhën ndryshime kardinale politike jashtëzakonisht të rëndësishme, u nënshkrua marrëveshja për shtyrjen e afatit të bazimit të Flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol. Ndërsa shkak kryesor për pamundësinë e anëtarësimit të Gjeorgjisë në Aleancë janë problemet e parregulluara territoriale të saj me Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut. I gjithë problemi konsiston në rregulloren e brendshme të NATO-s, e cila përcakton si vijon: vendi që nuk ka zgjidhur problemet e veta kufitare nuk mund të bëhet kandidat për anëtarësim në Aleancë.