0Moska ka ndërmend të arrijë largimin e armës taktike bërthamore amerikane nga Europa, por nuk e ndërlidh aspak këtë çështje me lëvizjen e armës analogjike ruse nga kufijtë me vendet e Europës, deklaroi gjatë urës telekomunikative nga Brukseli Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin. Diplomati njoftoi gjithashtu, se në një kohë të afërt do të merret vendimi mbi furnizimi e helikopterëve luftarakë rusë në Afganistan. Përgjigja e Moskës, sipas fjalëve të tij, do të varet nga leja për shitjet e drejtpërdrejta të armatimeve ruse vendeve të Aleancës.