0Shkencëtarët rusë i bëjnë thirrje udhëheqjes së vendit për nxjerrjen e konkluzioneve përkatëse nga katastrofa ekologjike në Gjirin Meksikan- më e madhe që ka ndodhur në këto vitet e fundit. Nuk mund të përjashtohen përsëritjet e situatës së ndodhur gjatë nxjerrjes së naftës në shelfin në Arktik, Detin Ohotsk dhe në Kamçatkën perëndimore, deklaroi në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Drejtori për politikën e mbrojtjes natyrore të Fondit Botëror të natyrës së egër Eugjeni Shvarc. Ai shpreson, se në Rusi do të miratojnë ligjin që do të rregullojë procesin e likuidimit të pasojave të katastrofave ekologjike.