0Rusia parashtroi një sërë propozimesh konkrete në konferencën kushtuar Traktatit mbi Mospërhapjen e Armës Bërthamore (TMAB) që po zhvillohet në Nju Jork. Ndër to është bashkimi me traktatin mbi mospërhapjen e armës bërthamore të të gjitha vendeve, ndër të tjera dhe atyre që nuk zotërojnë armatime të tilla. Në radhë të parë kjo gjë ka të bëjë me Izraelin, Indinë, Pakistanin dhe Korenë e Veriut-vende këto që refuzojnë bashkimin me Traktin për shkak të mosdëshirës së zbulimit të programeve të veta ushtarake. Propozimi tjetër ka të bëjë me arritjen e "zeros bërthamore globale" gjatë ruajtjes së stabilitetit strategjik në botë. Moska del gjithashtu për ndërtimin e arkitekturës principialisht të re të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e përdorimit të energjisë atomike për qëllime paqësore.