Zëri i Rusisë Përfaqësuesit e kompanisë BP nuk janë të sigurt, se këmbana nënujore që po ndërtohet me ritme shumë të shpejta do të mund të ndalojë rrjedhjen e naftës në Gjirin Meksikan dhe në rast dështimi ata shprehen të gatshëm të provojnë mënyra të tjera për zgjidhjen e këtij problemi. Këmbana me peshë prej 98 tonësh, e cila të kujton raketën kozmike me një të çarë në pjesën e sipërme, duhet të mbledhë 85% të naftës që del nga fundi i detit, por garanci për sukses nuk ka. Këmbana do të mund të vendoset në vendin e derdhjes në fund të kësaj jave.