Zëri i Rusisë  

Në qiellin e Moskës u zhvillua prova e paradës ajrore. Në qiellin mbi Kremlin fluturuan modele të ndryshme të teknikës së aviacionit: nga avionët transportues ushtarakë e deri tek aviacioni gjuajtës dhe sulmues. Për herë të parë fluturuan aeroplanët më modernë mësimorë luftarakë Jak-130, avioni gjuajtës shumëfunksional Su-34 dhe helikopteri i rëndë transportues Mi-26. Vonë në mbrëmje do të zhvillohet prova gjenerale e këmbësorisë dhe kolonave të mekanizuara.