0Asambleja Kombëtare e Francës konfirmoi planin e ndihmës urgjente për Greqinë. Ajo do ti japë Athinës për 3 vjet një borxh prej 16.8 miliardë eurosh. Vëllimi i përgjithshëm i mjeteve financiare që do ti jepen Greqisë nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar do të përbëjë shumën 110 miliardë euro. Përfaqësuesi i vetëm i të djathtëve, që votoi kundër planit të ndihmës, deputeti Nikolas Dupont-Aignan mendon, se masat e imponuara Greqisë do ta shkatërrojnë këtë vend dhe nuk do ta shpëtojnë valutën europiane. Ai i bëri thirrje Athinës të braktisë zonën e euros.