0Autoritetet e Moskës do të shpenzojnë mbi 44 milionë rubla për shpërndarjen e reve në Ditën e Fitores më 9 Maj. Për këtë qëllim do të shfrytëzohen nga 10-12 aeroplanë. Retë do të "shkatërrohen" me preparate speciale me përmbajtje acidi karbonik të ngurtë dhe azoti të lëngshëm. Retë planifikohen të shpërndahen gjithashtu në Ditën e Pavarësisë më 12 qershor dhe në Ditën e qytetit (Moskës) më 5 shtator.