0Në Nju Jork në selinë qendrore OKB-së u inagurua ekspozita fotografike kushtuar 65 vjetorit të Fitores së Madhe. Ajo është organizuar mbi bazë të materialeve të arkivit të ofruara nga Agjencia informative ruse ITAR-TASS dhe ajo bjelloruse BellTA. Kjo ekspozitë tregon mbi atë, se si me përpjekjet e përbashkëta të popujve të Bashkimit Sovjetik në front dhe në prapavijë u farkëtua Fitorja në Luftën e Madhe Patriotike. Në këto fotografi janë fiksuar, në veçanti, ditët e zakonshme heroike të partizanëve bjellorusë, dorëzimi Ushtrisë së Kuqe të tankëve dhe avionëve të ndërtuar me mjetet e punëtorëve të Armenisë, Estonisë dhe Moldavisë.