Shkarko audiofailin

Traktati mbi mospërhapjen e armës bërthamore si dhe më parë përfaqëson gurin themeltar në përpjekjet e përbashkëta për parandalimin e mospërhapjes së armës bërthamore, deklaroi Presidenti i SHBA-së Barak Obama gjatë hapjes në selinë e OKB-së të konferencës së tetë kushtuar Traktatit mbi Mospërhapjen e Armës Bërthamore (TMAB). Ai vuri në dukje, se SHBA duke u bazuar në Traktatin e ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) të nënshkruar me Rusinë dhe doktrinën e vet të rinovuar bërthamore, plotësojnë të gjitha detyrimet e veta dhe po përgatisin terrenin për shkurtimet pasuese të armës bërthamore. Pentagoni për herë të parë zbuloi të dhënat, të cilat deri më sot i përkisnin kategorisë së materialeve tepër sekrete shtetërore. Në arsenalin bërthamor të SHBA-së sipas gjendjes së 30 shtatorit të vitit të kaluar numëroheshin 5113 municione bërthamore. Krahasuar me fundin e vitit 1967 arsenali është reduktuar deri në 84%. Siç theksoi Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, aktualisht "SHBA që këtej e tutje do të bëjë publike sasinë e municioneve ekzistuese në arsenalin e vet bërthamor". Por në konferencë nuk u arrit shmangia e akuzave reciproke midis SHBA-së dhe Iranit. Mahmud Ahmadinezhad deklaroi mbi domosdoshmërinë e largimit të armatimeve amerikane nga Italia, Gjermania, Hollanda dhe Japonia. Ai kujtoi, se deri tani SHBA mbeten vendi i vetëm që ka vënë në përdorim armën bërthamore. Përveç kësaj Uashingtoni vazhdimisht përfeksionon cilësinë e armatimeve të veta dhe i kërcënohet me përdorimin e tyre vendeve të tjera si dhe Iranit, deklaroi Mahmud Ahmadinezhad. Ai bëri thirrje për vlerësimin e çdo lloj kërcënimi me përdorimin e armës bërthamore si sfidë ndaj paqes dhe sigurisë. Nga ana e vet Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton deklaroi, se Irani është i gatshëm të bëjë çdo gjë në mënyrë që të shpërqendrojë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga programi i vet bërthamor dhe ti shmanget përgjegjësisë. Mahmud Ahmadinezhad, nga ana e vet deklaroi, për rënien dakort të Iranit me propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për shkëmbimin e uraniumit të varfëruar me lëndën djegëse bërthamore të prodhuar në Rusi dhe Francë. Ai konfirmoi, se Irani vazhdon të mbetet pjesëmarrës i TMAB-it dhe programi i tij bërthamor ka karakter paqësor.