0SHBA kanë ndër mend të plotësojnë kërkesat e Rusisë dhe të nënshkruajnë me të marrëveshjen mbi çështjet e birësimit ndërkombëtar. Në negociatat ruso-amerikane të zhvilluara në Moskë palët ranë dakort për formimin e grupit të përbashkët ekspert, i cili do të përgatisë projektin e marrëveshjes për çështjet e birësimit. Bashkë me këtë, autoritetet e SHBA-së mendojnë se përgatitja e marrëveshjes nuk mund të arrihet shumë shpejt, për këtë do të duhen disa muaj.