4 maj:

Trupat e Frontit të IV-ët Ukrainas po vazhdonin ofensivën në Çekosllovaki. Kundërshtari, i përforcuar në zonat malore, bënte një rezistencë të tërbuar, këmbëngulëse. Por përpjekjet e hitlerianëve për të çarë rrugën drejt perëndimit përfundonin me disfatë.

Më në lindje të qytetit Brno trupat me luftime të ashpra zunë disa pika banimi. U dogjën e u nxorrën jashtë përdorimit 16 tanke dhe armë vetëlëvizëse të armikut.

Nga kujtimet e Mareshalit të Bashkimit Sovjetik Konstantin Rokossovskij: "Në shpirt vinte duke u rritur ndjenja e krenarisë për luftëtarët tanë, për popullin tonë, i cili në këtë luftë titanike e vuri në gjunjë armikun. Krenaria për atë, se edhe unë i përkas këtij populli-gjigand dhe se me një pjesëz të vogël të mundit tim kam kontribuar në kauzën e arritjes së fitores. Kjo nuk ishte vetëkënaqësi, jo. Kjo ishte pikërisht ndjenjë krenarie".

Në këtë ditë gazeta «Правда» ("Pravda") njoftonte: "Në Kursk ka qenë Kryetarja e Komitetit Britanik "Fondi i ndihmës për Rusinë" Zonja Churchill dhe personat që e shoqëronin atë. Bashkëshortja e Kryeministrit britanik vizitoi atje spitalin e fëmijëve dhe morri pjesë në inagurimin e shtëpisë së fëmijës për jetimët, baballarët e të cilëve u vranë në luftimet me okupatorët gjermanë".

0 Ushtarët e Divizionit të 101 të desantit (parashutistëve) të ushtrisë së SHBA-s me sulm morrën kalanë-rezidencë të Fyhrerit (Führer) në Obersalzberg në Alpe si dhe zunë si trofe lufte bibliotekën e Hitlerit. Ajo përbëhej kryesisht nga literaturë ushtarake, libra mbi artin, arkitekturën, teatrin si dhe një numër i madh botimesh të ideologëve të nazizmit. Një vend të dukshëm në bibliotekë zinin 26 vëllimet e "Mein Kampf" ("Lufta Ime"), të shkruara me shkrim për të verbërit.