0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i dërgoi një mesazh ngushëllimi Presidentit Barak Obama në lidhje me përmbytjet në shtetet jugore të vendit, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit. "Rusia është e gatshme, në qoftë se do të jetë e nevojshme, të ofrojë çdo lloj ndihme të domosdoshme", vuri në dukje Presidenti.