0Ekspertët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) shprehen të kënaqur nga ritmet e zhvillimit të punimeve olimpike në Soçi, vuri në dukje Zëvendës kryeministri Dimitri Kozak gjatë takimit të punës me Presidentin e Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Dimitri Kozak theksoi, se aktualisht përgatitja për Olimpiadën përfshin realizimin e një projekti të madh kompleks investues. Sipas fjalëve të tij, njëkohësisht po ndërtohen mbi 800 objekte, do të krijohen më shumë se 50 ndërmarrje të reja si dhe janë organizuar 43 mijë vende pune.