0Hendbollistja e skuadrës kombëtare ruse Ludmilla Postnova u nominua me titullin e lojtares më të mirë për vitin 2009. Në votimin paraprak në site-n zyrtar të Federatës Ndërkombëtare të hendbollit morrën pjesë mbi 30 mijë Internet-përdorues. Në treshen e finalistëve midis femrave, përveç Ludmilla Postnovës, hynë Allison Pineau nga Franca si dhe përfaqësuesja e Norvegjisë Katrine Lunde-Haraldsen. Midis meshkujve finalistë u bënë Igor Vori nga Kroacia, Slawomir Szmal nga Polonia dhe Nikola Karabatic nga Franca. Votimi do të zgjasë deri më 22 maj.