0Nënpresidentja e Parlamentit Europian Silvana Koch Mehrin i bëri thirrje deputetëve për miratimin e ligjit që ndalon plotësisht mbajtjen e ferexhesë në gjithë territorin e Bashkimit Europian, njofton BBC. Dokumenti parashikon gjobën prej 15 mijë eurosh ose një vit burgim për qytetarët që detyrojnë femrat të veshin ferexhenë. Përveç kësaj propozohet vënia e gjobës deri në 150 euro për femrat që mbajnë ferexhe në vende publike. Më parë projektin e këtij ligj e miratoi parlamenti i Belgjikës. Dokumenti planifikohet ti paraqitet Këshillit francez të ministrave më 19 maj.