0Kryetari i qeverisë ruse Vladimir Putin u shpreh "pro" forcimit të besimit midis Rusisë dhe Polonisë në mesazhin e urimit drejtuar Kryeministrit të Polonisë Donald Tusk me rastin e Festës kombëtare-Ditës së Kushtetutës. Vladimir Putin vuri në dukje gjithashtu, se ndërtimi i marrëdhënieve miqësore dhe me leverdi reciproke midis Rusisë dhe Polonisë është i rëndësishëm për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin europian.