0Kinematografët nga më shumë se 20 vende të kontinenteve të ndryshme u mblodhën në Shën Peterburg në Forumin Kinematografik Ndërkombëtar kushtuar 65 vjetorit të Fitores së Madhe, njofton Agjencia ITAR-TASS. Në ceremoninë e hapjes së tij morrën pjesë Orkestra ruse e Sinematografisë si dhe këngëtarja franceze Emma Shaplin. Mysafirët panë premierën e filmit ruso-polak "Vetëm jo tani" ("Только не сейчас") të regjizorëve Valerij Pendrakovskij dhe Jurij Rogozin. Gjithsej në këtë forum do të shfaqen afro 100 filma.