189 shtete duke përfshirë edhe 5 superfuqitë bërthamore vendosën firmat e tyre nën dokumentin e Traktatit mbi Mospërhapjen e Armës Bërthamore (TMAB). Përfaqësuesit e pjesës më të madhe të këtyre vendeve u mblodhën në Nju Jork për pjesëmarrje në konferencë. Në rendin e ditës së saj është parashikuar zhvillimi i diskutimit mbi veçoritë e zbatimit të  kësaj marrëveshjeje me përmasa tejet të gjera, mbi çarmatimin e shumëanshëm në kushtet bashkëkohore. Veprimi i Traktatit aktual mbi mospërhapjen e armës bërthamore u zgjat për një afat palimit që dhjetë vite më parë. Gjatë këtyre viteve të fundit morrën konfirmim universaliteti dhe shumë aspekte pozitive të kësaj marrëveshjeje. Në të njëjtën kohë u përcaktuan edhe problemet e reja që kanë lidhje me këtë marrëveshje. Për shembull, edhe pse fituan statusin e zotëruesve të armës bërthamore India, Izraeli dhe Pakistani akoma nuk e kanë marrë vendimin për bashkimin me Traktatin në fjalë. Republika Popullore Demokratike e Koresë në vitin 2002 deklaroi për daljen nga TMAB dhe tani për tani nuk ka ndër mend të bashkohet përsëri me të. Shqetësim për Komunitetin ndërkombëtar shkakton edhe programi bërthamor i Iranit, në veçanti, dëshira e tij për mosndreqjen e bashkëpunimit me specialistët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atmoke (ANEA). Në një sfond të tillë bëhet akoma dhe më reale mundësia e aplikimit të sanksioneve ndaj Iranit sipas linjës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në SHBA nuk përjashtojnë madje as skenarin më të ashpër-përdorimin e aksionit të forcës. Megjithëse një pozitë e tillë tejet radikale nuk gjen mbështetje nga ana e pjesës dërrmuese të vendeve pjesëmarrëse në TMAB. Një intrigë të veçantë paraqet pjesëmarrja në konferencën e Nju Jorkut e Presidentit të Iranit Mahmud Ahmadinezhad. Rusia do të marrë pjesë në forumin e Nju Jorkut me një përgatitje mjaft të mirë, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Bashkëpunëtori i Qendrës së Sigurisë të Institutit të Ekonomisë botërore dhe Marrëdhënieve ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë Vladimir Evsejev. Ai shprehet, se Rusia jo vetëm që e nënshkroi Traktatin me SHBA mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive, por  krijoi edhe bankën e lëndës djegëse bërthamore. Dhe kjo është rezerva e uraniumit të varfëruar që mund të përdoret me urdhër të ANEA-s. Në këtë mënyrë, mund të flasim për kontributin rus në forcimin e regjimit të sigurisë energjetike. Përveç kësaj, Rusia del për iniciativa të caktuara në planin e forcimit të mospërhapjes së armës bërthamore. Me sa duket, një pozitë e tillë do të lejojë rritjen e nivelit të besimit nga ana e ANEA-s. Sipas mendimit të vëzhguesve nga vende të ndryshme, konferenca aktuale do të mund të konsiderohet e sukseshme, në qoftë se do të arrihet  të flitet konstruktivisht rreth ekuilibrit të tre përbërësve kryesore të TMAB. Dhe ja se cilët janë pikërisht këta përbërës kryesorë. Së pari, mospërhapja e armës bërthamore. Së dyti, çarmatimi bërthamor. Dhe së treti, përdorimi i energjisë atomike për qëllime paqësore. Përveç kësaj është i domosdoshëm dhe kundërveprimi efektiv ndaj terrorizmit bërthamor në kushtet bashkëkohore.