0Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) po i cakton Greqisë një kredi prej 30 miliardë eurosh. Për këtë njoftoi në komunikatën e përhapur të dielën në Bruksel Drejtori-administrator i FMN-së Dominique Strauss-Kahn. Gjithsej gjatë këtyre tre viteve të afërta vendet europiane dhe FMN-ja do të caktojnë për shpëtimin e ekonomisë së Greqisë afro 110 miliardë euro (mbi 145 miliardë dollarë). Marrëveshja përkatëse u arrit në Bruksel në takimin e ministrave të financave të vendeve të Bashkimit Europian. Nga ana e vet, qeverisë së Greqisë do ti duhet medoemos të reduktojë deficitin buxhetor si dhe të ndërmarrë masa për zhvillimin e ekonomisë. Greqia shpreson shumë se pjesën e parë të kredisë do ta marrë më 19 maj.