0Rusja Alija Mustafina fitoi 2 medalje argjendi në ushtrimet në paralele dhe në traun e ekuilibrit në Kampionatin Europian të gjimnastikës sportive në qytetin britanik Birmingham. Ajo arriti të grumbullojë 15.050 pikë. Në ushtrimet e lira medaljen e argjendtë e fitoi Anna Mizdrikova. Elizabeth Tweddle nga Britania e Madhe u vlerësua si sportistja më e mirë në ushtrimet e lira dhe në paralele, ndërsa në ushtrimet në traun e ekuilibrit medaljen e arit e morri Amelia Razeya nga Rumania.