0Parandalimi i përhapjes së armës bërthamore dhe trafikimit ilegal të materialeve bërthamore është tema kryesore e konferencës ndërkombëtare që hapet sot më 3 maj në selinë e OKB-së në Nju Jork. Në qendër të diskutimit do të jetë programi bërthamor i Iranit. Sensacion, sipas mendimit të analistëve, do të bëhet fjalimi i Presidenti i vendit në fjalë Mahmūd Ahmadinezhād. Konferenca të tilla zhvillohen 1 herë në çdo pesë vjet duke filluar që nga viti 1970, pikërisht kur hyri në fuqi Traktati mbi mospërhapjen e armës bërthamore. Aktualisht pjesëmarrës të këtij Traktati janë 189 vende.