Zëri i Rusisë  

3 maj:

Trupat e frontit të 2-të Bjellorus po vazhdonin ofensivën në territorin e Gjermanisë. Me goditje të përqendruara tankistët dhe këmbësorët arritën të shtypin rezistencën e kundërshtarit, avancuan deri në 60 kilometra përpara dhe u bashkuan me forcat aleate angleze.

Trupat e Frontit të 4-ët Ukrainas po vazhdonin ofensivën në Çekosllovaki. Njësitë gardiste me goditje të fuqishme thyen rezistencën e armikut dhe nga tre drejtime vërshuan në rrugët e qytetit Ceshin (Tĕšín). Në shtigjet që të çojnë drejt qytetin dhe në udhëkryqet e rrugëve u kapën nga ata 42 armatime artilerie.

Të gjithë gjeneralët ish robër lufte të Ushtrisë së Kuqe i çuan në Paris dhe i dorëzuan në përfaqësitë sovjetike. Më pas ata i nisën me aeroplan për në Moskë. Për njëfarë kohe këta gjeneralë jetuan në liri, mbanin uniformën përkatëse të gjeneralit, për sa kohë që vazhdonin të zhvilloheshin aktivitete hetimore nga ana e shërbimeve sekrete ndaj tyre.

Qeveria e Portugalisë shpalli Zi dyditore në lidhje me vdekjen e Fyhrerit të Rajhut të Tretë (Führerit Third Reich). Në Lisbonë (Lisboa) u varën flamujt e zisë.

Në lidhje me marrjen e Berlinit trupat e Ushtrisë së Kuqe organizuan në Sofie një miting të madh. Banorët e kryeqytetit të Bullgarisë përshëndetën heronjtë që morrën pjesë në zotërimin e kryeqytetit të Rajhut të Tretë. Përveç kësaj, u përpilua teksti i mesazhit drejtuar qeverisë së Bashkimit Sovjetik, në të cilin shprehej mirënjohja e thellë për çlirimin e Bullgarisë nga okupatorët fashistë.

Hetuesit sovjetikë gjetën në cisternën që shërbente për shuarjen e zjarreve në oborrin e Kancelarisë perandorake një të vdekur, të cilin e njohu aty për aty si Adolf Hitlerin njëri nga luftëtarët e trupave SS. Oficerët e SMERSH-it (СМЕРШ (SMERSH)-Drejtoria Kryesore e Kundërzbulimit "Vdekje spiunëve" e Komisariatit popullor të mbrojtjes të Bashkimit Sovjetik) iu përmbajtën versionit, se ai është sozi e Fyhrerit. Dhe, në përgjithësi, dytësorët, pra, sozitë e Liderit të Rajhut të Tretë filluan të duken ato ditë në rajone të ndryshme të Berlinit. Në kartotekën e Drejtorisë Qendrore të Sigurimit Perandorak u ruajtën të dhëna të hollësishme mbi sozitë e Adolf Hitlerit, por fati i tyre ashtu dhe mbeti i mbuluar me enigmë.