2 maj:

Berlini ra! Trupat e Frontit të I-rë Bjellorus nën komandën e Mareshalit Georgi Zhukov të bashkuara me forcat e Frontit të I-rë Ukrainas nën komandën e Mareshal Ivan Koniev-it përfunduan shpartallimin e grupimit të trupave gjermane të Berlinit dhe morrën plotësisht nën kontrollin e vet kryeqytetin e Gjermanisë - Berlinin. Për nder të fitores së korrur formacioneve dhe njësive, që u dalluan në mënyrë të veçantë gjatë luftimeve për marrjen e kryeqytetit të Rajhut të Tretë (Third Reich), iu dha emri i formacioneve "të Berlinit".

Fragment nga letra e Josif Stalinit drejtuar Presidentit të SHBA-s Harry Truman: "Komanda Sovjetike dhe Komanda e trupave amerikane apo angleze duhet të përcaktojnë së bashku linjën e përkohshme ndarëse taktike".

Forcat e aleatëve morrën nën kontroll kampin gjerman të robërve ushtarakë të luftës në afërsi të liqenit Plan në Austri dhe liruan 7 gjeneralë francezë. Në spitalin jo larg Mynihut (München) u kap ish kryekomandanti i forcave të armatosura gjermane të Frontit Perëndimor Feldmarschall-i Gerd von Rundstedt. Atë e priste dalja përpara gjyqit për krime lufte.

Nga kujtimet e Mareshalit të Bashkimit Sovjetik Georgi Zhukov: "Rrethanat e krijuara më shtynë mua fillimisht të vë në dyshim vërtetësinë e versionit mbi vetëvrasjen e Adolf Hitlerit, për më tepër se ne nuk arritëm të gjejmë dot Martin Bormann-in. Unë atëhere mendova: mos ua ka mbathur vallë këmbëve Hitleri në momentin e fundit, kur u shuan krejtësisht shpresat për ardhjen e ndihmës Berlinit nga jashtë?.

0 Ish drejtuesi i Hitlerjugen-it Arthur Axmann gjatë marrjes në pyetje konfirmoi vdekjen e Reichsleiter-it Martin Bormann, njërit prej kriminelëve kryesorë të luftës: "Unë u ula në gjunjë dhe e njoha atë. Nuk mund të gabohesha kurrsesi. Ai ishte shtrinë në kurriz. Unë iu drejtova Bormanni-it, e preka atë, fillova ta shkund. Ai nuk merrte më frymë".