0Bronislav Komorovski, i ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e presidentit të Polonisë,  ftoi të shkojë së bashku me të në Moskë për festimin e 65 vjetorit të Fitores Ish presidentin polak, gjeneralin Wojciech Jaruzelski. Sipas mendimit të tij, "është një gjë krejtësisht e natyrshme që Ish kryetari i shtetit, i cili ndër të tjera ka marrë pjesë dhe në Luftën e Dytë Botërore, të jetë i pranishëm në paradën e Moskës". Përveç pjesëmarrjes në solemnitetet e rastit do të zhvillohen edhe negociata me udhëheqjen ruse, njoftoi Komoravski. "Ne të gjithë e ndjejmë se diçka e rëndësishme ka ndodhur në marrëdhëniet ruso-polake dhe kjo gjë ose mund të thellohet, ose të humbasë rasti që na u krijua për avancim pozitiv", - shtoi ai.