Zëri i Rusisë  

Belgjika u bë vendi i parë në Europë që ndaloi zyrtarisht mbajtjen e ferexhesë në vendet publike. Ligji do të hyjë në fuqi tashmë që në muajin korrik. Damat, të cilat do të marrin guximin të dalin me ferexhe nëpër rrugët e Brukselit, i kërcënon një gjobë nga 15 deri në 25 euro ose mbajtja 7 ditore nën arrest. Si shkak për ndalimin e veshjes së ferexhesë shërbeu fakti, se personat e mbuluar me të është e pamundur të identifikohen. Kjo është një masë e drejtë antiterroriste, mendon shkrimtarja, historiania, autorja e romanit "Xhamia e Notre Dame" Elena Çudinova: Nuk duhet lënë kurrsesi në harresë ai fakt, se për nëpunësit që studiojnë fotografitë në pasaportë është jashtëzakonisht e rëndësishme forma e kokës dhe e veshëve. Po ndodhin ndryshime në politikën e madhe europiane, refuzimi gradual, por sistematik megjithatë i ideologjisë së tolerancës në favor të mbijetesës natyrore të kontinentit". Një gjendje e tillë e punëve, pa dyshim, nuk ngjall kurrfarë optimizmi në qarqet islamike. Ndalimi i mbajtjes së ferexhesë krijon premisa për konfrontim social, shprehet me bindje të plotë Kryetari i Komitetit Islamik të Rusisë Gejdar Xhemal: "Parlamentarët belgë me siguri nuk i kanë hyrë thellë studimit të detajeve, hollësive të Shariah-ut dhe me vendimin e vet menduan të japin goditje mbi islamin, mbi atributet vizuale të tij. Kjo është pjesë përbërëse e fushatës aktuale antiislamike që ka marrë përpjestime të gjera në Europë dhe pjesë e strategjisë së përgjithshme politike, e cila do të çojë me kalimin e kohës në acarimin e situatës dhe në atë, se myslimanët që jetojnë në Belgjikë dhe vende të tjera europiane do të tjetërsohen, do të veçohen, izolohen nga shoqëria". Ndalimi i plotë i mbajtjes së ferexhesë shkel lirinë e vetëshprehjes dhe besimit të femrave-myslimane, deklaroi eksperti i Amnesty International në sferën e diskriminimit në vendet e Europës John Dalhuisen. Në këtë rast mund të debatohet me konfirmimin e tij, kundërshton Elena Çudinova. Pa më thoni, a ka vallë shumë vende myslimane në botë ku lejohet predikimi i krishterimit, ndërtimi i kisha e tempujve, përdorimi i simbolikës së krishtere? Me sanksionimin e ndalimit të mbajtjes së ferexhesë Belgjika deshi vetëm të bëhet e ngjashme me ato shtete, në të cilat Islami është religjion indigjen, thotë ajo. Duke ndaluar mbajtjen e ferexhesë euopianët nuk duan të cënojnë Islamin, por shfaqjen e radikalizmit islamik, shprehet me bindje të plotë Elena Çudinova. Këtë tërthorazi e konfirmon edhe Gejdar Xhemal kur thotë, se ferexheja është atribut, shtesë e bërë nga shkencëtarë të veçantë të drejtimit Vahabit. Ajo nuk i përgjigjet kanoneve të Shariah-ut. Pavarësisht nga precedenti i krijuar në Belgjikë është ende mjaft e vështirë të parashikohet në se do ta ndalojnë apo jo mbajtjen e ferexhesë në vende të tjera europiane. Për shembull, Britania e Madhe nuk e përshëndeti aspak ndalimin e mbajtjes së ferexhesë. Belgët aktualisht i mbështesin mjaft aktivisht vetëm francezët. Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy ngarkoi kabinetin e ministrave me detyrën e përpunimit të një projekt ligji analogjik. Dhe tashmë që në muajin maj ai duhet ti dorëzohet për shqyrtim parlamentit të vendit.