Shkarko audiofailin

0 "Gazprom" do të përpiqet të arrijë anulimin e normave të Bashkimit Europian për sektorin austriak të gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore"). Këto norma parashikojnë lejimin e aksesit në pompimin e gazit të personave të tretë, gjë kjo që redukton mbulimin e shpenzimeve të projektit. Siç shkruan

botimi "Kommersant"

0, Austria premton ti japë ndihmën e vet "Gazprom-it" për të përfituar kushte ekskluzive pune në vend. "Në çdo vend të Bashkimit Europian duhet siguruar leje e veçantë për sa kohë që procesi nuk është lançuar ende", - sqaroi përfaqësuesi zyrtar i "Gazprom-it". Vjena do të vërë në dispozicion të projektit një regjim shumë të favorshëm tatimor dhe doganor. Në veçanti, gazsjellësi "South Stream" do të çlirohet nga pagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar (mbivlerën) gjatë importit të pajisjeve dhe nyjeve kompletuese. Austria zotohet gjithashtu të mos miratojë ndonjë legjislacion të tillë, i cili të mund të pasqyrohet negativisht në realizimin e projektit apo tubacionin gjatë periudhës së mbulimit të shpenzimeve të tij. Gazsjellësi "South Stream" me kapacitet pompimi prej 63 miliardë metra kub gaz duhet të kalojë nga bregdeti i Detit të Zi të Rusisë deri në Bullgari. Më pas do të vazhdojë shtrimi i tij prej andej deri në Itali dhe Austri. Kosto e projektit, sipas vlerësimeve të "Gazprom-it", do të përbëjë afërsisht 8,5 miliardë euro. Marrëveshjet për realizimin në jetë të projektit të gazsjellësit "South Stream" janë nënshkruar tashmë me Bullgarinë, Serbinë, Hungarinë, Slloveninë, Greqinë dhe Kroacinë.

Artikulli i ditës dhe komentimi i tij

Analisti i "Bank Moskvi" Denis Borisov

0 flet tani përpara mikrofonit tonë mbi çmimin që iu desh të paguajë "Gazprom-it" për lëshimet e veta si dhe mbi leverditë e mundshme: "Rreptësimi i legjislacionit europian përkatësisht mundësisë së aksesit dhe domosdoshmërisë së aksesit të personave të tretë në sistemet transportuese të gazit mund të shkaktojë vështirësi të caktuara jo vetëm të karakterit teknik, por edhe logjistik. Meqenëse "Gazprom-i" nuk parashikon aspak mundësinë e tërheqjes dhe pompimit nëpërmjet rrjeteve të veta të gazit të personave të tretë. Ai është i interesuar për atë, që status quo-ja vepruese për projektet e vjetra të "Gazprom-it" të vazhdojë të ruhet edhe përkatësisht projekteve të reja. Dhe në radhë të parë për gazsjellësin "South Stream". Meqenëse ekziston interesimi, ka shumë mundësi, që "Gazprom" të bëjë ndofarë lëshimesh në planin e marrëveshjeve afatgjata - ose për çmimet, ose për vëllimin. Në këmbim të kësaj ai do të mund të garantojë sigurinë dhe të eliminojë disa rreziqe që kanë të bëjnë me aksesin e detyruar në gazsjellësin "South Stream" të ndofarë furnizuesish apo distributorësh të tretë", konkludon

analisti i "Bank Moskvi" Denis Borisov.