Zëri i Rusisë  

Në Moskë në Kodrën Pokllonaja u ndez Zjarri i Kujtimit dhe Lavdisë për nder të kujtimit të heronjve të Luftës së Madhe Patriotike. Flakën për të e morrën nga Zjarri i Amëshuar në Parkun Aleksandrovskij të Moskës dhe me transportues të blinduar, në shoqërimin e shpurës së nderit të motoçiklistëve, e çuan atë në Kodrën Pokllonaja. Në ceremoninë solemne të ndezjes së Zjarrit ishin të pranishëm veteranë të luftës. Shumë prej tyre nuk i mbajtën dot lotët. Pranë Zjarrit të Amëshuar u vendos rojë nderi. Postrojen atje e morrën kursantët më të mirë të shkollave ushtarake të Moskës. Përveç këtij memoriali, në Moskë në Ditën e Fitores do të ndizet edhe një Zjarr tjetër i Amëshuar në Varrezën Preobrazhenskaja. Këtu prehen më shumë se 10 mijë ushtarë dhe komandantë të Ushtrisë së Kuqe, të cilët vdiqën në spitalet e Moskës dhe në fushat e betejave në vitet e Luftës së Madhe Patriotike. Zjarri i Amëshuar në Varrezën Preobrazhenskaja u ndez në vitin 1956 nga Zjarri i Amëshuar në Fushën Marsovaja në Leningrad, që ishte i pari. Zjarri i Amëshuar në Sheshin Aleksandrovskij të Moskës u ndez vetëm pas 11 vjetësh.