Shkarko audiofailin

0 1 Majin bashkimet profesionale e kremtuan me demonstrata masive. Dita Ndërkombëtare e solidaritetit të punonjësve tani në Rusi quhet Dita e Pranverës dhe Punës dhe perceptohet si mundësi tradicionale për të deklaruar mbi të drejtat personale dhe problemet sociale. Sipas të dhënave të Federatës së Bashkimeve të Pavarura Profesionale të Rusisë (FBPPR), këtë vit në rrugët e qyteteve ruse dolën rreth 2 milionë veta. Aksionet më masive u zhvillohen në Moskë, Shën Peterburg, Ekaterinburg dhe qytete të tjera të mëdha të vendit. Marshimet e organizuara me rastin e 1 Majit nga bashkimet profesionale ishin më të shumta në numër, se sa aksionet që u zhvilluan nga forca dhe parti të ndryshme politike, thotë Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për punën dhe politikën sociale Andrei Isajev: "Bashkimet profesionale shpesh herë dalin me kërkesa tepër të rrepta si në adresë të organeve të pushtetit shtetëror, ashtu dhe në adresë të punëdhënësve. Por gjithmonë këto aktivitete dhe marshime zhvillohen njëkohësisht edhe si festë dhe fryma e përgjithshme festive është jashtëzakonisht pozitive". Sipas fjalëve të Kryetarit të FBPPR Mihaill Shmakov, parulla kryesore e festës aktuale të 1 Majit ishte kërkesa për reduktimin e papunësisë. Sipas të dhënave të FBPPR, tani në Rusi numërohen 6,4 milionë të papunë, ndërkohë që duhet thënë, se të regjistruar në bursën e punës rezultojnë pak më tepër se 2 milionë. "Ky është një problem shumë i madh dhe ai kërkon zgjidhje urgjente", - theksoi Lideri i bashkimeve profesionale. Sipas mendimit të tij, numri i popullsisë së papunësuar do të fillojë të reduktohet aty nga mesi i vitit: "Ne shpresojmë të dalim në nivelin e papunësisë të periudhës së parakrizës, i cili është afërsisht 2,5-3 herë më i ulët se sa treguesit aktualë. Përsa i përket parashikimeve afatmesme dhe afatgjata në lidhje me papunësinë, duhet thënë, se ato do të varen nga ritmet e daljes nga recesioni (rënia) të ekonomisë së Rusisë në tërësi. Me arritjen e stabilizimit gradual të situatës ekonomike në vend është e domosdoshme të fillojë edhe zgjidhja e problemit të rritjes së pagave të punës, shprehet me bindje të plotë Lideri i bashkimeve profesionale. Tani kosto e punës në Rusi në raport me njësinë e produktit të prodhuar është shumë më e ulët se sa në vendet e zhvilluara. Lideri i FBPPR u shpreh gjithashtu kategorikisht kundër propozimeve të një sërë zyrtarëve të lartë rusë për të rritur moshën e daljes në pension dhe ndryshimin e Kodit të Punës në mënyrë të tillë që punëdhënësi ta ketë më të lehtë pushimin e punonjësit nga puna pa i paguar atij kompensimet përkatëse. Gjatë demonstratave të 1 Majit bashkimet profesionale ngritën edhe problemin e ratifikimit nga Rusia të Konventës së 102 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, e cila garanton, në veçanti, pagesat e pensioneve në masën jo më pak se 40% të pagës së mëparshme të punës.