Shkarko audiofailin

0 "Ligjin për ruajtjen e stabilitetit të bashkimit valutor" Angela Merkel premtoi ta paraqesë të hënën e ardhshme. Fjalë bëhet për dhënien e ndihmës financiare Greqisë nga ana e Gjermanisë në periudhën e viteve 2010-2012. Shifrat konkrete në projektin e dokumentit mungojnë: ato duhet ti përcaktojnë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Qendrore e Europës (BQE), të cilat po zhvillojnë negociata në Athinë. Dihet me siguri të plotë vetëm fakti, se nevojat e Greqisë vijnë duke u rritur mu përpara syve. Mbrëmë përmendej shifra 120 miliardë euro deri në fund të vitit 2012. Por Ministri i ekonomisë Rainer Bryuderli u bëri thirrje kolegëve të vet të Eurozonës të mos ushqejnë shumë iluzione: llogatitë duhet të bëhen si minimum për 135 miliardë euro. Aktualisht të gjithë kritikuesit e kursit të zvarritjeve, të ndjekur deri tani nga Berlini, sulmuan unanimisht Merkelin. Sa më gjatë ta bëjë tërkuzë punën me ndihmën financiare Merkel, aq më shtrenjtë do të kushtojë ndihma për Greqinë, mendojnë ekspertët Martin Faust nga Shkolla e Financës e Frankfurtit dhe Tito Boeri nga Universiteti i Milanos. Për ekonomistët e autoritetshëm gjermanë Hans-Werner Sinn dhe Wolfgang Gerke problemi nuk qëndron vetëm në atë, se ekonomia e Greqisë së tanishme të kujton "fuçinë pa fund". A do ta nxjerrin vallë kreditë shumë miliardëshe vendin nga qorrsokaku apo vetëm do të zgjasin "tragjedinë greke"? Recetën e vet për zgjidhjen e këtij problemi e propozon Banka Gjermane. Bankat komerciale europiane së bashku me qeveritë e eurozonës mund të reduktonin gjysmën e borxhit grek prej 300 miliardë dollarësh, mendon ekonomisti kryesor i Bankës Gjermane Thomas Mayer. Një aksion i tillë do të mund të rivendoste aftësinë kreditore të Greqisë në tregjet financiare ndërkombëtare. Ndërkaq, edhe në FMN, edhe në BQE nuk e përjashtojnë plotësisht mundësinë e ristrukturizimit të borxhit grek. Në praktikë kjo do të thoshte, se një pjesë e borxheve shumëmiliardëshe greke të marra nga Athina, "do të zhyteshin" pa kthim në thellësitë e Detit Egje. Në mjetet gjermane të informimit masiv figuron edhe një lajm tjetër. Ekspertët ia kanë frikën asaj, se peshkaqenët financiarë që përfaqësojnë spekulatorët ndërkombëtarë mund të vërsulen ndaj gjahut të ri - mbi Portugalinë, Spanjën, Italinë. E çfarë do të ndodhë atëherë? Në qoftë se aksionin për shpëtimin e Greqinë Eurozona me hir a me pahir do ta përballojë, hedhjen mbi supet e veta të barrës së tre ekonomive të mëdha të vendeve të sipërpërmendura ajo nuk do të jetë kurrsesi në gjendje ta mbajë dot.