Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

Beteja midis demokratëve dhe republikanëve në senatin e SHBA-s për ratifikimin e Traktatit të ri ruso-amerikan mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) premton  të jetë e nxehtë. Një parashikim të tillë bëri në intervistën e vet dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" akademiku i Akademisë së Shkencave të Rusisë dhe një nga profesorët më të autoritetshëm të katedrës së fizikës të Universitetit Meryland të SHBA-s, njëri prej liderëve të lëvizjes ndërkombëtare të shkencëtarëve kundër rrezikut kërcënues bërthamor Roald Sagdejev. Të enjten në komitetin e senatit për marrëdhëniet ndërkombëtare të Kongresit amerikan u zhvillua seria e parë e dëgjimeve kushtuar ratifikikimit të Traktatit të ri mbi ASO me Rusinë. Traktatin №3 mbi ASO e nënshkruan më 8 prill në Pragë presidentët Dimitri Medvediev dhe Barak Obama. Palët ranë dakort për reduktimin e numrit të përgjithshëm të kapsollave bërthamore deri në 1/3. Debatet parlamentare po zhvillohen nën kryesinë e senatorit demokrat John Kerry. Konfrontimi politik midis republikanëve dhe demokratëve nuk premton aspak një ratifikim të shpejtë të të Traktatit №3 mbi ASO, mendon Roald Sagdejev: "Aktualisht është e vështirë të bëhen parashikime. Mua më duket, se tani në Amerikë ka filluar një konfrontim i ashpër, i tensionuar midis demokratëve dhe republikanëve. Republikanët hedhin poshtë gjithçka që propozohet nga demokratët. Dhe është tejet e vështirë të parashikohet se çfarë do të zgjedhin ata tani si objektiv, si nishan. Unë mendoj, se republikanët, sigurisht, që do të ushtrojnë presion për rreptësimin e kontrollit të ndërsjelltë përkatësisht Traktatit mbi ASO", u shpreh Roald Sagdejev. Bashkë me këtë akademiku mendon, se Traktati ruso-amerikan mbi ASO u jep sinjal të qartë fuqive të tjera bërthamore. Rusia dhe SHBA i dolën përpara njëra tjetrës. Një qendrim i tillë mund të bëhet shembull edhe për vendet jobërthamore, mendon Roald Sagdejev: "Në një nga tezat e marrëveshjes mbi mospërhapjen e armës bërthamore përmbahet thirrja drejtuar vendeve bërthamore për të reduktuar  gradualisht deri në nivelin zero potencialet e veta bërthamore. Ky është një nga kushtet për arritjen e qëllimit, që shtetet jobërthamore të marrin gjithashtu mbi vete detyrimet për mosndërmarrjen e përpjekjeve për zotërimin e armës bërthamore. Traktati i nënshkruar nga Dimitri Medvediev dhe Barak Obama, në këtë kuptim do të luajë rol pozitiv. Ai dëshmon, se procesi i çarmatimit bërthamor midis dy vendeve kryesore zotëruese të armës bërthamore nuk është frenuar, por ndodhet në vazhdim e sipër", u shpreh Roald Sagdejev. Traktati i ri mbi ASO është i dobishëm  edhe për arritjen e sigurisë dhe stabilitetit gjithëpërfshirës ndërkombëtar. Sinjali, që Dimitri Medvediev dhe Barak Obama i dhanë mbarë botës është mjaft i fortë. Ata janë të prirur seriozisht për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm në lidhje me çarmatimin si dhe synojnë drejt bashkëpunimit të mëtejshëm. Edhe samiti i paradokohshëm në Uashington për sigurimin bërthamor e dëshmoi fare qartë këtë, konkludoi Roald Sagdejev.