Zëri i Rusisë  

Se çfarë është tango, stepi, flamenko, belly dance, me siguri e dinë të gjithë, ndërsa popping, tribal si dhe nja 20 emra të tjerë kërcimesh ekzotike kërkojnë shpjegim. Por, siç i thonë fjalë, më mirë ta shohësh njëherë, se sa të dëgjosh për të 100 herë... Në Ditën Ndërkombëtare të Kërcimit, që kremtohet sot në mbarë botën, në Moskë u hap Olimpiada Botërore e Kërcimit! Kërcejnë të gjithë, i madh dhe i vogël! Më tepër se 17 mijë fëmijë dhe të rritur nga 40 vende të botës do të marrin pjesë në maratonën 11 ditore të kërcimeve. Një nga devizat e Olimpiadës është: në të mund të marrë pjesë gjithkush që dëshiron! Në këtë Olimpiadë do të zhvillohet rivalitet i fortë në lloje të ndryshme kërcimesh - në 40 drejtime! Ajo paraqet në vetvete një "dance-enciklopedi" të vërtetë për admiruesit e risive dhe shfaqjeve spektakolare! Do ta hapë Forumin botëror Festivali Ndërkombëtar i kërcimeve në rrugë "Back to Russia", ndërsa do ta përfundojë atë "Valsi i Fitores 2010". Kërcimet në rrugë janë ndër aktivitetet më të dashura e më të preferuara për fëmijët dhe të rinjtë. Ruset në moshë më madhore preferojnë kërcimet orientale: të bukura, ekzotike, shumë femërore. Mjaft persona përpiqen ta shprehin veten në kërcim. Kërcejnë bile edhe gjyshët dhe gjyshet, duke u organizuar në ansamble popullore. Ndërsa hyjnë në program gjithashtu edhe baleti, kërcimi modern, xhazi. Shikuesit e Olimpiadës Botërore të Kërcimit do të kenë mundësi të shikojnë kërcimin në gjithë larmishmërinë e tij. Tre ditët përfundimtare të forumit i janë dedikuar kërcimeve të ballos. Valsi dhe fokstroti grandioz, sambo dhe ça-ça-ça gëzojnë aktualisht një popullaritet jashtëzakonisht të madh. Gjithsecili është i lirë të zgjedhë atë që i pëlqen më shumë. Janë të shumtë ata që ëndërrojnë të ecin bukur, të lëvizin në mënyrë elegante, gracioze dhe nuk është kurrë vonë ti japin shans vetes për arritjen e këtij qëllimi. Ndërkaq kërcimet mund të bëhen mjet për zgjidhjen universale të të gjitha problemeve. Ndërsa kjo do të thotë - se kërcejmë të gjithë!

Shiko galerinë fotografike