Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

Në fillim të qershorit në Sarajevë duhet të zhvillohet takimi jashtëzakonisht i rëndësishëm për Ballkanin në nivel ministrash të punëve të jashtme. Në të do të marrin pjesë përfaqësuesit e Rusisë, SHBA-s, Bashkimit Europian, dhe shteteve ballkanike, duke përfshirë edhe ata të Turqisë. Në këtë takim është planifikuar përpunimi i "hartës rrugore" të rregullimit të problemeve të Europës Jug-Lindore, të cilat kërcënohen me destabilizim të përgjithshëm europian. Vëzhguesi i radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Pjotër Iskenderov mendon, se shanset e forumit për sukses u rritën në mënyrë të qenësishme pas vizitave të suksesshme të Kryeministrit të Rusisë Vladimir Putin në Austri dhe Itali dhe nënshkrimit të marrëveshjeve për ndërtimin e gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore"). Marrëveshjet e arritura në Vjenë dhe në Milano jo vetëm që eliminuan të gjitha dyshimet në lidhje me fatin e sektorit austriak të tubacionit në fjalë, por dhe lejuan shpërndarjen e aksioneve midis aksionerëve kryesorë të gazsjellësit "South Stream" - "Gazprom-it" rus, "ENI" italian dhe kompanisë franceze EDF (Electricite de France).  U qartësua gjeografia e itinerarit të tij. Pjesa tokësore e gazsjellësit planifikohet të shtrohet nga Bullgaria në dy drejtime: në Austri nëpërmjet Serbisë dhe Hungarisë me degëzime në Kroaci dhe Slloveni, si dhe në drejtimin jugor nëpërmjet Greqisë në Itali. Përveç kësaj, ruhet mundësia teorike e ingranimit në këtë gazsjellës të shteteve të tjera të Europës JugLindore - Rumanisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë, Shqipërisë. Realizimi i një projekti të tillë me përmasa kaq të gjera do të kërkojë si investime kapitale, ashtu dhe krijimin e një atmosfere principialisht të re në marrëdhëniet e ndërsjellta të shteteve pjesëmarrëse. Sepse investimet kërkojnë stabilitet, kurse në hartën e "South Stream" ka jo pak pika problematike. Rolin e vet pozitiv në çështjen e realizimit të projektit mund ta luajë interesi ekonomik i Europës për sigurimin e furnizimeve stabile të kontinentit me burime energjetike. Po ajo Austri i mbulon nevojat e veta me importin e gazit natyror gati 94% për llogari të furnizimeve ruse. Përveç kësaj, "Gazprom" që nga viti 2008 zotëron 50% të aksioneve të nyjes Europianoqendrore të gazit në Baumgarten Gas Hub - terminalin e gazsjellësve më të rëndësishëm europianë. Edhe interesimi i Italisë për realizimin e projektit "South Stream" nuk shkakton më kurrfarë dyshimi. Ndërsa në qoftë se puna është vërtet kështu, atëhere mund të pritet që Bashkimi Europian të ndërmarrë të gjitha përpjekjet e domosdoshme jo vetëm në planin e financimit të ndërtimit të gazsjellësit, por edhe për garantimin e stabilitetit në itinerarin e kalimit të tij dhe, duhet thënë, me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Rusisë. Takimi në Sarajevë është një platformë shumë e volitshme për atë qëllim, që lojtarët kryesorë në rajon të merren vesh për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive në lidhje me problemet kyçe politike dhe ekonomike. Për Perëndimin është pikërisht koha më e përshtatshme për të perceptuar, se manovrat e dyshimta të tij rreth Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, krahinës së Kosovës jo vetëm që nuk i shërbejnë rregullimit të problemeve ndëretnike që ekzistojnë në këto vende, por dhe krijojnë një rrezik kërcënues real për interesat e përgjithshme europiane, ndër të tjera edhe ato energjetike.