Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

Në marrëdhëniet e SHBA-s, Europës dhe Rusisë nevojitet një bashkëveprim krejtësisht tjetër, cilësisht i ri, i cili të lejonte zgjidhjen e detyrave të përgjithshme dhe globale. Një mendim të tillë shprehu Kreu i dikasterit të politikës së jashtme të Rusisë Sergei Lavrov gjatë fjalës së mbajtur në Strasburg, në mbledhjen plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), në të cilën ishte i ftuar si mysafir special. Sipas fjalëve të Lavrovit, kontinenti europian qendron aktualisht përpara zgjedhjes: rilindje apo rënie. E ardhmja e qytetërimit europian dhe vendi i tij i denjë në botën bashkëkohore mund të sigurohen vetëm me përpjekje të përbashkëta. Rajoni euroatlantik nuk mund të mos reagojë ndaj proceseve të lidhura me ndryshimet në arenën ndërkombëtare, krijimin e qendrave të reja rajonale të forcës, forcimin e proceseve të integrimit. Interesat e mbijetesës kërkojnë bashkimin e forcave dhe rezervave, epërsive krahasuese të çdo vendi. Situata kërkon rishikimin radikal të instituteve ekzistuese dhe mënyrës së veprimeve, mendon Kreu i MPJ të Rusisë. Përfundimi i "luftës së ftohtë" dhe globalizimi, tha ai, dhanë argumente me peshë në favor të bashkëveprimit kolektiv në "gjithë hapësirën midis Vankuverit dhe Vladivostokut". Gjatë këtyre 20 viteve të fundit Rusia ka synuar drejt vendosjes së marrëdhënieve të reja me Perëndimin, por jo gjithmonë ka gjetur gjatë kësaj mirëkuptim dhe jehona, reagim adekuat. Kurse tani u krijua mundësia për kapërcimin e kësaj dinamike. Siguria e barabartë, e pandarë dhe e garantuar e të gjitha shteteve duhet të shndërrohet nga parrullë tërheqëse, e pëlqyeshme për veshin, në realitet, mendon Lavrov: "Për hir të një të ardhmeje të tillë ne duhet ti themi njëri tjetrit me gjithë ndershmërinë dhe qartësinë e mundur, se vetëm njohja e saktë e fakteve, të vërtetës historike me të gjithë plotësinë e saj, pa përjashtime dhe pa kurrfarë politizimi në favor, në mbështetje të koniunkturës kalimtare mund ti sigurojë fortësinë, qendrueshmërinë Europës së madhe që ne po ndërtojmë, ndër të tjera edhe mbi bazë të projekteve të Këshillit të Europës". Pikërisht krijimin e një Europe të tillë, sipas bindjes së patundur të Ministrit rus, na lanë amanet ne ata që në vitet e Luftës së Dytë Botërore flijuan jetën për çlirimin e botës nga murtaja fashiste.