Zëri i Rusisë Në Francë po hapet panairi i Parisit ku do të prezantohen mallrat e konsumit të përditshëm. Vitet e fundit në të aktivisht po merr pjesë edhe Rusia. Në panairin aktual marrin pjesë afro dhjetë kompani ruse që tregtojnë prodhimet e zejtarisë popullore, qelibarit, artikuj argjendarie, lodra, suvenire, produkte ushqimore, njofton Agjencia ITAR-TASS. Temat e ekspozitës janë banesat dhe mjedisi rrethues, sende të artit dhe jetesës së përditshme të kulturave të ndryshme të botës, mallra dhe pajisje të domosdoshme për pushim.