029 prilli është Dita Ndërkombëtare e Kërcimit. Me vendim të UNESCO-s, zanafilla e kësaj tradite i ka rrënjët e veta në vitin 1982. Data e festës është ditëlindja e koreografit francez Jean Georges Noverra, reformatorit dhe teoricienit të artit koreografik modern. Këtë festë e kremtojnë kolektivat profesionale dhe amatore. Në Moskë pritet të hapet Olimpiada Botërore e Kërcimit. Mbi 17 mijë fëmijë dhe të rritur nga 40 vende të ndryshme marrin pjesë në maratonën 11-të ditore të kërcimit. Në kuadrin e Olimpiadës do të zhvillohen konkurrimet në 40 lloje kërcimesh.