0E lëshuar të mërkurën nga kozmodromi Bajkonur anija transportuese "Progress" për festën e 1 Majit do të dërgojë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) mbi 2.5 tonë ngarkesa, si dhe pako për kozmonautët nga të afërmit e tyre. Këtë vit është planifikuar një numër rekord i lëshimeve të anijeve transportuese drejt SKN. Siç njofton Agjencia ITAR-TASS në orbitë do të nxirren edhe 4 anije të tjera transportuese si dhe anija kozmike europiane e serisë ATV.