Zëri i Rusisë Federata Ndërkombëtare e Notit e shpalli Larisa Ilçenkon si sportisten më të mirë të këtij dhjetëvjeçari në notin në ujë të hapur. Botimi zyrtar "Akvatiks" publikoi listën e atletëve më të mirë të dhjetëvjeçarit të kaluar në të gjitha disiplinat e notit. Midis sportistëve rusë si më të mirët u vlerësuan gjithashtu Anastasia Davidova në disiplinën e notit sinkronik dhe Dimitri Sautin për kërcimet në ujë.