Zëri i Rusisë Problemet e zhvillimit të mjekësisë bërthamore në Federatën Ruse (FR), si dhe krijimi i qendrës inovative në Skolkovo janë disa nga temat kryesore që do të diskutohen në mbledhjen e Komisionit për modernizim dhe zhvillim teknologjik të ekonomisë së Rusisë, e cila do të zhvillohet nga Presidenti i FR Dimitri Medvediev në Obninsk. Zhvillimi i mjekësisë bërthamore është një nga problemet më aktuale për Rusinë. Gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit treguesi i vdekshmërisë nga sëmundjet onkologjike është rritur pothuajse 14% dhe u bë shkaku i dytë i vdekshmërisë së lartë të popullsisë së FR. Shteti po ndërmerr masa për zhvillimin e medicinës bërthamore. Në veçanti, ka filluar realizimi i programit onkologjik kombëtar. Përsa i përket qendrës inovative në Skolkovo, këtu do të zhvillohen drejtime të tilla me perspektive si: teknologjitë telekomunikative, teknologjitë informative, teknologjitë e efektivitetit energjetik, bioteknologjitë dhe farmaceutika si dhe teknologjitë bërthamore. Gjatë kësaj projekti parashikon jo vetëm ndërtimin e qendrave kërkimoro-shkencore, por edhe ngritjen e blloqeve të banimit.