Moska dhe Oslo ranë dakort për ndarjen e hapësirave detare në Detin Barenc dhe në Oqeanin e Ngrirë të Veriut. Në këtë mënyrë përfundoi konflikti, i cili zgjati më shumë se 40 vjet. Botimi "Novie izvestia" kujton, se marrëveshja ka të bëjë me ndarjen e akuatorit të Detit Barenc në dy pjesë të barabarta, kurse ndarja e Oqeanit të Ngrirë të Veriut përtej kufijve të shelfit kontinental 200 miljesh do të realizohet në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Pas vizitës në Norvegji Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev u nis për në Danimarkë, ku i dha një intervistë zgjeruar korporatës radiotransmetuese daneze. Botimi "Kommersant" shkruan, se një nga pyetjet e para të gazetarëve danezë kishtë të bënte me protestat, ngritjen në Rusi të njerëzve që janë të pakënaqur nga pushteti. Medvediev i quajti marshimet e protestuesve dukuri normale për një vend demokratik. Ai vuri në dukje, se një gjë e tillë ndodh edhe në Europë, dhe në SHBA-s. Gjatë kësaj Presidenti është më se i bindur, se një numër i konsiderueshëm qytetarësh që mbështesin kursin e autoriteteve aktuale.

Nënkryeministri i parë Igor Shuvallov deklaroi në Uashington, se Rusia ka ndërmend të vazhdojë procesin e bashkimit të saj me Organizatën Botërore Tregtare, por jo në kuadrin e Bashkimit Doganor me Kazakistanin dhe Bjellorusinë. Ekspertët mendojnë, se një deklaratë e tillë dëshmon për ekzistencën e problemeve serioze në krijimin e Bashkimit Doganor. Gazeta "Vremja novostei" kujton, se dokumentet për krijimin e Bashkimit Doganor u nënshkruan dhe që nga fillimi i vitit filloi puna praktike, qëllim i së cilës është lançimi i veprimit të hapësirës unike doganore në kuadrin e Bashkimit që nga 1 qershori. Por ekspertët vënë në dukje, se nga e gjithë treshja Rusia është ekonomikisht më e modernizuara. Bjellorusia ka përshkuar rreth 1/3 e rrugës, pak më shumë suksese në këtë drejtim ka arritur Kazakistani. Kështu që nuk ia vlen të harxhohet kohë, duke pritur fqinjët, të cilët, midis të tjerash, ushtrojnë edhe presion mbi Rusinë. Ata kërkojnë leje për përdorimin e rezervave të naftës dhe burimeve energjetike, duke bllokuar gjatë kësaj projektet dhe dokumentet që i interesojnë Rusisë.