0NATO e konsideron doktrinën e re ushtarake të Rusisë "dokument të balancuar, që ka si qëllim bashkëpunimin". Për këtë deklaroi në Bruksel Përfaqësuesi zyrtar i Aleancës James Appathurai. "Megjithëse në doktrinën ushtarake ruse shprehet shqetësim në lidhje me procesin e zgjerimit të NATO-s, në përgjithësi dokumenti përcakton bashkëpunimin e Rusisë dhe NATO-s si prioritar për garantimin e sigurisë në Europë, u shpreh Appathurai.