0BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka mundësi të rrisin vëllimin e ndihmës për Greqinë deri në 120 miliardë euro. Për këtë njoftoi Kreu i fraksionit "Të gjelbërit" të Bundestagut gjerman Jurgen Trittin sipas përfundimeve të takimit të zhvilluar me Kreun e Bankës Qendrore Europiane Jean-Claude Trichet dhe Drejtorin e FMN Dominique Strauss-Kahn. Sipas fjalëve të Kreut të FMN, dhënia e ndihmës financiare Greqisë do të thotë, "se eurozona nuk do të ndodhet nën rrezik".